Grupi Lezbiko-feministik për përkrahje

LESBIAN AND FEMINIST SUPPORT GROUP

Grupi Lezbiko-feministik- LezFem është formuar në korniza të LGBTI Qendrës për përkrahje në Shkup. Ky grup është I përkushtuar në të drejtat e femrës e me në mënyrë të vacant për të drejtat e lezbikeve.
Qëllimi kryesor I grupit nëpërmjet mbledhjeve të regullta, të tregohen problemet me të cilat përballen lezbiket dhe femrat në Maqedoni dhe me shkëmbim të ideve dhe realizim të tyre në aksione konstruktive të ketë qasje kah zgjidhja e tyre.

LezFem u krijua nëpërmjet shoqërimeve dhe diskutimeve të gjata të disa vajzava të cilat njihen vetë si lezbike, lezbike politike,feminist. Qëllimi ynë është të ritet dukshmëria dhe politika relevante e aktivizmit lezbik dhe feminist dhe promovim I strategjive të freskëta për rezistencë nga konceptet ideologjike dominante të parijarkatit, shovinizmit,heteronormativave,nacionalizmit,klerikalzmit. Ne tentojmë të krijojme zë politik autentik duke gjurmuar eskperienca të ndryshme femërore në të kaluarën përderisa eksperiencat e përditshme dhe relacionet sociale ndërmjet femrave, jo vetëm në mënyrë emocionale, por edhe ekonomikisht,miqësisht, profesionalisht,familjarisht. Po në këto realitete femërore, dhe jo stile jetese të imagjinuara, LezFem shef burim të diturisë,vlerave,energjisë dhe fuqisë.

Vizioni ynë është botë e bazuar në principet e barazisë dhe lirisë, botë në të cilën diversitetet do të festohen, e jo të dënohen.

 

Misioni ynë është përforcim i komunitetit të lezbikave dhe biseksualeve nëpërmjet vetëpërfaqësimit, ndryshimit të statusit juridik dhe social të lezbikeve dhe biseksualeve, përforcim të lëvizjes feministe nëpërmjet aktiviteteve të cilat e rimendojnë heteronormativitetin e shoqërisë, politikës,mediumet,akademisë,artit,kulturës po dhe levizjet femërore në Maqedoni.

Më shumë për LezFem në linkun në vijim.

Nëqoftë se dikush nga jo është i interesuar të marë pjesë në grup ose në aktivitetet të cilat i organizon grupi ynë na kontaktoni në 02 3256 174, 078 252 814 ose na shkruani në mailin e ardhshëm.