Vazhdojmë së bashku me MHC të monitorojmë implementimin e Rekomandimeve të Këshillit të Europës për luftën kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe indentitetit gjinor. Në bashkëpunim me ILLGA Europa do të pregatisim Shadow raport, i cili do të dërgohet deri te Komiteti i ministrave në Këshillin e Europës para se të analizohet implementimi i Rekomandimeve në mars të vitit 2013.
Ndihmë juridike falas
Së bashku me timin juridik të MHX ofrojmë ndihmë juridike falas në rast kur janë lënduar të drejtat e dikujt, përfshirë dhe përfaqësimin e tyre para Gjyqit për të drejta të njeriut në Strazburg.
Grupe për përkrahje
Punojmë në ringjalljen e Grupeve për përkrahje, si pjesë e programit për përforcim të komuniteteve.
Trajnim për pyetje transgjinore
Qendra, në bashkëpunim me ILLGA Europa dhe TGEU deri më tash ka mbajtur disa trajnime për personat transgjinorë. Në trajnime gjithashtu i kushtohet kohë dhe punonjësve shëndetsorë nga profile të ndryshme të cilët kanë dëshirë të mësojnë më shumë për temën dhe të senzibilizohen në lidhje me punën me persona trasngjinorë derisa ofrohen shërbime për mbrojtje shëndetsore. Trajnues i regullt i këtyre trajnimeve është Kristian Rangjelloviq, aktivist nga Gayten LGBT nga Beogradi dhe antar i Komisionit të Transgender Europe. Me të shpesh vijnë dhe antarë të ndryshëm të timit mjeksor për trans persona nga Beogradi, të cilit u transmetojnë eksperiencat e tyre dhe praktikat pozitive te mjekët nga Maqedonia. Të gjithë të pranishmit kanë mundësinë të parashtrojnë pyetje nga aspekte të ndryshme dhe me ate të lehtësojnë rugën e tyre në procesin e tranzicionit. Në orët e vona pas trajnimeve, personat nga grupi kanë mundësi të socializohen, që është një aspekt mjaft i rëndësishëm te njerëzit e këtij grupi për shkak të shkallës së lartë të marginalizimit në shoqërinë tonë.
Përkrahje psikologjike të LGBTI njerëzve
Roli kyç i LGBTI Qendrës është të sigurojë shërbime për LGBTI njerëzit deri te të cilat nuk kanë qasje ose e kanë të vështirë në institucionet shtetërore, për këtë shkak u hap dhe programi për përkrahje psikologjike në bashkëpunim me institutin Geshtald. Çdo antar i LGBTI komunitetit mund të kontaktojë me Qendrën që ti sigurohet falas ndihmë psikologjike. Një herë në javë, antarë nga Geshtalt instituti kanë sesione këshilluese të regullta, të cilat do të vazhdojnë dhe në rast se ritet nevoja për shkak të numrit të madh të personave të interesuar, të njejtat do të ndodhin më shpesh.
Historia folëse e LGBTI personave në Republikën e Maqedonisë
Këtë projekt sapo kemi filluar ta realizojmë. I njejti do të realizohet në bashkëpunim me organizatat të tjera të cilat janë aktive reth pyetjeve për LGBTI njerëzit në shtet, si do të kishim qasje totale deri te të gjitha burimet relevante të informacioneve dhe si do të fitonim figurën e plotë të jetës të LGBTI njerëzve në Republikën e Maqedonisë nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar dhe deri më sot.
Projekte
Projekti i USAID për përmirësimin e statusit të LGBTI njerëzve
- Ndihmë institucionale për LGBTI Qendrën për përkrahje (Sigrid Rausing Trust)
- Diverzifikim dhe ndërtim të LGBTI komunitetit (Embassy of Kingdom of Netherlands in Macedonia)
- Ndihmë juridike falas dhe monitorim, analizim dhe lajmërim të situatës lidhur me të drejtat e LGBTI njerëzve dhe situatën e përgjithshme lidhur me të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë (USAID Fondi Shoqëri e Hapur Maqedonia)
- Krijim i çështjeve strategjike gjyqësore (ILGA EUROPE)
- Kampanjë në media “Maqedonija ka dashuri për të gjithë” “ (Front Line Defenders)
- Inicijativa “Neni 3” – inicijativë qytetare për harmonizim të administrimit nacional të drejtësisë me drejtësinë e Unionit Europian.( National Democratic Institute, Office in Skopje).
- Trening pr sigurim të LGBTI aktivistëve në Maqedoni dhe Kosovë (ILGA Europe)
- Ndërtim të një fronti të unifikuar të shoqatave qytetare për mardhëni me veprat nga urrejtja dhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor (ILGA Europe)
- Përkrahje të LGBTI njerëzve në rezik (US Embassy in Skopje)