Termi – Termi lezbike i referohet atyre grave të cilave tërheqja seksuale, emocionale dhe afektive është e drejtuar kryesisht ndaj personave të së njëjtës gjini. “Buç” është një fjalë fyese e përdorur për të caktuar lezbiket me karakteristika të larta (stereotipet gjinore) mashkullore, sipas gjesteve dhe sjelljes.Kuptimin që mban fjala shprehet nga ana e stereotipave heteroseksual ndaj lesbiket, por në të njëjtën kohë dhe stereotipeve të prezantuara në drejtim të gjinisë. “Lezbike lipstik” ose “Fem” janë terma me të cilat emërohen lezbiket me cilësi të lartë (stereotipet gjinore) sipas veçorive, gjesteve dhe sjelljes femërore.
Origjina e termit – Fjala “Lesbike” vjen nga ishulli grek Lezbos, ku ka jetuar një poetesë e famshme e shekullit të 6-të e quajtur Safo. Në Lezbos jetonin vajzat e reja që ishin të mentoruara nga poetesa Safo për lartësimin e tyre kulturor. Poezia e Safos ishte e përkushtuar për vajzat që kanë jetuar në ishullin, jetës së tyre të përditshme, marrëdhëniet e tyre dhe ritualeve. Më shumë ka qënë e fokusuar në bukurinë e tyre dhe të shprehë dashurinë ndaj vajzave të saja.
Dokumentohet përdorimi i termit Lezbik për të përshkruar marrëdhëniet erotike midis grave në vitin 1870, i cili ishte sinonim për Safizëm.
Në vitin 1890 termi është përmendur së pari në fjalor mjekësor si një fjalë shtesë për një shpjegim të termit tribadizëm si dashuri lezbike: aktiviteti seksual midis dy grave i simuluar përmes marrdhënieve.
Lëvizja LGBTI është e përbërë nga momente të caktuara në histori që janë relevante për të gjitha përmbysjet kulturore dhe sociale në jetën e popullatës LGBTI. Historia lezbike sidomos feminizmi lezbik janë posaçërisht lëvizje të rëndësishme sepse me kalimin e kohës kanë zbutur zinxhirët të patrijarhizmit. Megjithatë, në dokumentet shumë rrallë flitet për historinë dhe ndikimin lezbik për atë shkak se fokusimi i ekspertëve qëndron në lëvizjen gej. Por kjo nuk do të thotë se historia lezbike dhe influenca nuk ekzistojnë dhe se nuk janë të rëndësishme, ashtu që në linkun e mëposhtëm mund të shikoni analizën e profesorit Ester Njutn
http://sitemaker.umich.edu/lesbian.history/home
Meshkujt gej
Termi – Termi “gej” i referohet atyre burrave të cilëve tërheqja seksuale, emocionale dhe afektive kryesisht është e drejtuar ndaj personave të së njëjtës gjini. “Peder” është një term i përdorur zakonisht me kuptim përçmues, ofendues, dhe është përdorur në konstelacione homofobike në të cilat janë fyer dhe diskriminuar meshkujt homoseksualë. Kohët e fundit me zhvillimin e konceptit “kuir” dhe lëvizjes politike, ky term përdoret me qëllim nga vetë homoseksualët në mënyrë që të shtohet vlerë dhe kuptim të ri , të boshatisen kuptimet përçmues, duke marrë gjithçka në kontekst të ri për qëllime aktiviste /politike, të shprehet krenaria me identitetin e tyre dhe për ta hedhur poshtë turpin që mban ky term.
Origjina e termit – Termi “gej” fillimisht u përdor për të përshkruar ndjenjën e lumturisë dhe pa brenga. Ka pasur përdorim të termit në një konotacion negativ që nga viti 1673, kur kishte për të përshkruar diçka që është e pamoralshme. Si referencë e homoseksualitetit termi “gej” është përdorur që në shekullin e 19-të, por përdorimi i termit rritet në shekullin e 20-të. Në kohën moderne, “gej”, përdoret si shtesë emri dhe si emërim duke iu referuar njerëzve (sidomos meshkujt), praktikave dhe kulturës që lidhet me homoseksualitetin. Në fund të shekullit të 20-të, termi “gej” është përdorur nga shumica e grupeve LGBT për të përshkruar njerëzit që i tërheqin persona të gjinisë së njëjtë. Në të njëjtën kohë zgjerohet përdorimi i këtij termi për të treguar diçka budallaqe apo tutkune (“Kjo është aq budallaqe”). Në këtë kuptim, “gej” nuk domethënë homoseksualitet, por është përdorur kur duke iu referuar një objekti ose koncepti abstrakt që nuk aprovohet. Ky përdorim po ashtu i referohet dobësisë dhe joburrërisë. Ky përdorimi i termit është debatuar shumë herë dhe u kritikua ashpër.
BISEKSUALË
Biseksualët janë njerëz të cilët seksualisht, emocionisht dhe afektivisht janë të tërhequr nga të dyja gjinitë. Biseksualiteti eshte një prej tre orientimeve seksuale sipas klasifikimit më të madh të orientimeve seksuale: homoseksualiteti, heteroseksualiteti, dhe biseksualiteti. Termi “biseksualitet”, daton nga shekulli i 19-të dhe fjalë për fjalë do të thotë tërheqje ndaj të dyja gjinive.
PERSONA TRANSGJINORË
Grupa për mbështetje të njerëzve trans është themeluar në fillim të vitit 2012. Midis mbajtjes të mbledhjeve dhe takimeve, organizatorët vendosën në mënzrë të pavarur të pregatitin manual të vogël praktik me informacione që konsiderohen si shumë të rëndësishme dhe nevojshme nga ana e antarëve të grupit. Versioni i parë i doracakut është shpërndarë në mesin e pjesëmarrësve të takimeve.Manuali është aktualisht nën zhvillim të mëtejshëm, zgjerohet së bashku me rritjen e mundësive dhe kapaciteteve.
Grupi ofron lloje të ndryshme të mbështetjes: filluar me diskutime të drejtpërdrejta dhe përgjigje të pyetjeve të veçanta, deri në mbështetje psikologjike, referime ndaj punëtorëve shëndetësor, i jepen linke nga web-faqet e tjera relevante, shikime filmash dhe diskutime për libra në formë të punëtorive arsimore etj.
Qendra do të përpiqet që këto grupe të mblidhen dhe takohen më shpesh, në mënyrë që të ofrohet mbështetje për individët në rastet e tyre, kështu do të mundet të ndërhyjet më plotësisht në problematikën dhe do të krijohen kushte për të gjitha shërbimet që njerëzit trans duhet të marrin si qytetarë të barabartë.
PERSONA INTERSEKSUAL
Personi interseks është një person i lindur me organe gjenitale dhe organe riprodhuese të cilat nuk mund të përcaktohen as si zakonisht mashkullore e as si tipike femërore . Shumica e njerëzve interseks janë viktima të trajtimeve të panevojshme kirurgjike dhe hormonale që kryhen kryesisht pa pajtimin e tyre. Në të kaluarën për njerëzit interseksualë ishte përdorur termi hermafrodit i cili edhe sot është duke përdorur, por konsiderohet si i papërshtatshëm dhe fyese. Çdo vit mijëra fëmijë lindin me organet gjenitale të padefinuara. Shpesh herë kirurgët i deformojnë pa dijeninë dhe pajtimin e prindërve. Shpesh transformimi i organeve gjenitale nënkupton përbërje primare në karakteristika gjinore femërore, e cila mund të rezultojë me trauma emocionale dhe humbjes së ndjeshmërisë dhe paaftësia për të përjetuar orgazmë.
DEGËZIM I DEFINICIONIT
Gjinija biologjike (apo seksi si ana biologjike e trupit) është një kategori që i referohet karakteristikave fizike të personit: sistemit riprodhues, struktura gjenetike etj.
Identitetin gjinor është identifikimi personal i një personi, i cili mund ose nuk mund të përputhet me seksin biologjik të personit. Nëse seksi dhe gjinia përputhen, ky është personi cisrodovo(???), dhe nëse nuk përputhen në asnjë mënyrë, ky është personi transgjinor. Prandaj, personi transgjinor është një person, i cili me identitetin të tij gjinore në çfarëdo mënyre shmanget nga normat e përcaktuara shoqërore.
Personat transgjinor përfshijnë disa grupe të personave, përveç definicionit themelor i mospërputhjes mes seksit dhe identitetit gjinor. Kjo përfshin njerëzit transeksuale të cilët duan të bëjnë ndryshime të caktuara medicinale në trupin e vet me qëllim që të përputhet me identitetin e tyre gjinor. Trans Personat mund të jenë FnM (female-to-male, femër-ndaj-mashkull ose trans burra, persona me identitetin gjinor mashkulli) dhe MnF (male-to-female, mashkull-ndaj-femër apo trans gratë, persona me identitet gjinore femre).
Më tej, grupi i njerëzve transgjinor përfshijnë kros-dreserët (Cross-dressers), këta janë njerëz që ndonjëherë veshin rroba që janë tipike të gjinisë së kundërt, por kjo sjellje nuk është e lidhur me orientimin seksual. Pastaj kemi persona gjinor Queer (genderqueer), të cilët nuk e shohin veten sukur takojn në ndonjë prej grupeve të përmendura dhe nuk duan etiketimin.
Më tej, ka njerëz dzgjinor (bigender) të cilët identifikohen me popullin mashkullore dhe femërore, dhe pagjinor (genderless) të cilët nuk identifikohen me ndonjë gjini.
Orientimi seksual i këtyre personave nuk është i përcaktuar sipas gjinisë së tyre biologjike(seksi), por në bazë të identitetit të tyre gjinor.
Shprehja gjinore përfshin çdo lloj të shprehjes së identitetit gjinor: veshja, gjestet, mënyra e të folurit, dhe të tjera.