Prindër të fëmijëve LGBTI: Nuj jeni vetëm!

Ishte diku para 6-7 viteve kur djali im, sapo i hyrë në moshën e tinejxherëve, erdhi nga shkolla dukshëm i shqetësuar:

  • „Fëmijët më përqeshin kinse jam gej!“
  • „Por, a je gej?“ – e pyetëm unë dhe babai i tij.
  • „Nuk e di!“ – u përgjigj.
  • „Shiko se si do të ndihesh në vitet në vijim, besoj se vetë do të kuptosh.“

Dhe aq ishte.

Kaluan vite, ai përfundoi shkollën fillore, filloi shkollën e mesme dhe një ditë nuk u ul në tavolinë, e tërë familja aty dhe na kumtoi se është gej. Bashkëshorti im, babai i tij ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur familjes tonë. Fakti që djali i tij ka orientim të ndryshëm seksual, për të nuk bënte asnjë çfarë problemi. Për të, djali ynë ishte i njëjti djalosh i bukur, i çmur dhe punëtor sikur edhe dje. 

Por, për mua, nuk ishte pikërisht ashtu. Mendimet e para që më kaluan nëpër kokë ishin shumë mendime egoiste: „Çka do të thonë miqtë dhe farefisi ynë? Do të na largojnë ose do të kuptojnë dhe do të na pranojnë?; Por, çka nëse infektohet me virusin HIV?; Çka nëse bie në shoqëri të keqe?; Mund të fillojë edhe të pëdorë drogë?; Si, unë si prind do të mund t’i ndihmoj që më lehtë të përballet me sfidat që e presin, kurse nuk njoh asnjë gej (të paktën ashtu mendoja atëherë)?

Për disa muaj më rëndonin këto mendime, por, për tërë atë kohë e dija vetëm një me siguri, se unë e dua shumë djalin tim dhe nuk do të ndryshoja asgjë te ai. Ai është një djalë i ri me sjellje të mirë, i dobishëm dhe tepër i guximshëm. Kjo më shtyri të mendoj: Sa guxim duhesh të kesh që të përballesh me të afërmit e tu dhe t’ju tregosh diçka aq intime për ty; Diçka që mund ti prishë raportet familjare përgjithmonë? Në atë çast, lufta që e bëja me veten kishte përfunduar! Në ndërkohë ndihesha e përgatitur që të dal dhe t’i tregoja gjithë botës se djali im është gej dhe kjo është OK.

Sot, djali ynë nuk është përdorues i drogës, nuk ka virus HIV dhe ka një rreth të shkëlqyeshëm të shokëve në afërsinë e tij. Ai edhe më tej është një njeri i ri i mrekullueshëm me aspirata të mëdha për të lënë gjurmë pozitive mbi ardhmërinë që po vjen.

Sa i përket miqve dhe familjes sonë, e vërteta është se shumë prej tyre u larguan.

  • „Nuk ishin miq të vërtetë “ – thash në vete. 

Por, me ata që mbetën në jetët tona, raportet janë edhe më të fuqishme se sa më herët. Erdhën edhe miqësi të reja, njerëz me përvoja interesante, njerëz të hapur dhe të sinqertë, njerëz me të cilët kur t’i takosh, koha kalon shumë shpejtë. 

Jeta është një fenomen shumë interesant dhe ndonjëherë të çon në vende të ndryshme dhe tërësisht të papritura. Megjithatë, nëse ke familje të shëndoshë dhe shumë dashuri, të gjitha sfidat e jetës do t’i përballosh shumë më lehtë dhe do të dalësh si personalitet më i mirë. Unë e kam atë fat, që të kem familje të mrekullueshme. 

You might also like More from author

Comments are closed.